KreuStil Jetese

Olivia Wilde rrëfen sekrete të ëmbla të familjes… Ja për kë do votoj

Olivia Wilde shtatëzanë: Ju rrëfej gjininë e fëmijës

Aktorja zbulon gjininë e fëmijës në një status në Twitter në një përgjigje drejtuar Hillary Clinton, në të cilën ajo i uron fitoren ish zonjës së parë. Ky do të jetë fëmija i dytë për Olivian dhe Jason Sudeikis,  pas djalit të madh Otis-it, dhe e cilësojnë si momentin më të lumtur të jetës së tyre. “Të dua”, i ka shkruar ajo në rrjete sociale disa ditë më parë.

Do të jetë femër vajza e dytë e Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis, prindërit e Otis-it 2-vjeçar. Ishte vetë aktorja që e zbuloi lajmin, në një status në Twitter ku i uronte fitoren Hillary Clinton-it në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Olivia Wilde, mahnitëse (thuajse) dy herë nënë

“Si çdo grua që është duke pritur një vajzë kjo gjë më prek thellësisht”, ka shkruar Wilde duke iu përgjigjur një statusi në Twitter të ish zonjës së parë ku shprehej sesi ishin gratë në sytë e Trump-it. U duk qartë në përgjigjen e Olivias, se anën e kujt mbante, dhe që si shumë të famshëm të tjerë nuk u ngut të shprehte idetë e saj të qarta se për kë do të votojë…

Asnjë dyshim as për sa i përket familjes së saj. Me Jason Sudeikis janë më të dashuruar se kurrë. Vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo i bëri një dedikim emocionues me rastin e datëlindjes së aktorit, duke e përkufizuar, “miku më i mirë, shoku im i karaoke-ve, më argëtuesi, më i bukuri që kam parë ndonjëherë, edhe shumë, shumë më shumë, të dua”

Për të është e njëjta gjë: “Për sa i përket Olivias ajo është e mbushur me dashuri edhe respekt, dhe të gjitha këto i ka sjellë në shtëpinë tonë”, është shprehur aktori kohët e fundit.

Çifti është takuar në një party të Saturday Night Live në vitin 2011, dhe qysh prej atëherë janë të pandashëm dhe ëndërrojnë një familje të madhe. “I dua shumë vëllezërit e mi”, ka rrëfyer Olivia, po kështu edhe Jason ka vëllezër shumë të dashur. Sa më shumë të jemi, aq më mirë është.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF