Këtë vit, Henrik Jeppesen përfundoi udhëtimin përmes të cilit ai vizitoi shumë shtete të botës me pak para. Aventura e tij përfshin udhëtimin në 193 shtete të botës, duke fluturuar 850 herë me më shumë se 200 linja të ndryshme ajrore. Henrik qëndroi në më shumë se 1000 hotele dhe bujtina përpara se të përfundonte vizitën në shtetin e fundit, Eritrea, në moshën 27 vjeçare, me pasaportën e tij të dhjetë.
Djali nga Danimarka nisi aventurën e tij të madhe e të guximshme në moshën 17 vjeçare, duke vizituar Egjiptin dhe Azinë juglindore. “Që atëherë, të udhëtuarit ka qenë përparësia ime kryesore në jetë,” tregon ai për “Lonely Planet”. Që atje, Henrik vijoi udhëtimin e tij në shumë shtete me sa më pak shpenzime të ishte e mundur, duke dokumentuar çdo lëvizje në blogun e tij ndërsa bënte fotografi në secilin vend që vizitonte. Ai nisi udhëtimin me kohë të plotë në vitin 2010.
Për të parë botën me pak shpenzime, ai mendon se është e mundur për këdo. “Çdokush mund të bëjë atë që kam bërë unë, të qëndrosh me vendësit, të prenotosh bileta avionësh dhe autobusësh me çmime të ulta,” tregon ai. Pasi shkeli në 100 shtete, kompanitë nisën të sponsorizonin Henrik-un për të udhëtuar në këmbim të reklamimit në faqen e tij me shumë ndjekës.
Disa nga shtetet e preferuara, që Henrik-u ka vizituar janë Italia, Afrika e Jugut, Zelanda e Re dhe Franca. Për shkak të larmisë kulturore që pa në çdo shtet, e ka të vështirë të zgjedhë më të pëlqyerën. “Nuk mund të zgjedh se cili qëndron në vend të parë. Nuk është e drejtë të them se një vend është më i mirë se një tjetër. Pëlqej vende të ndryshme për arsye të ndryshme. Për shembull, dashurova Italinë për ushqimin, njerëzit dhe për fshatrat mahnitës,” shprehet Henrik Jeppesen.
Por nuk ka qenë gjithçka perfekt për të, i cili është helmuar katër herë me ushqim dhe po katër herë është vjedhur. “Familja ime është shumë e lumtur që nuk do të shqetësohen më për udhëtimet e mia në vende të rrezikshme për momentin!” Familja e tij nuk do të jetë e gëzuar për shumë gjatë, sepse Henrik po planifikon të nisë sërish udhëtimet e tij. “Aventura ime e ardhshme përfshin të territore të reja të botës, çdo shtet të Amerikës dhe të fokusohem më shumë në udhëtimet nëpër fshatra se sa në qytete.”


“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe




Alexander Wang: Pranverë-verë 2017 hot!


Dolce & Gabbana pranverë-verë 2017… Milano


Vëthët shandanë, për ditë të nxehta e të ftohta

A ishte martesa Brangelina një gënjeshtër?!

Adele tallet me divorcin e Pitt dhe Jolie






