Është thuajse klishe që femrat nuk mund t’i rezistojnë dot një mashkulli të pashëm. Por shkencërisht nuk është edhe aq e vërtetë. Një studim i fundit ka sjellë një rezultat paksa surprizues. Sipas tij meshkujt që kanë realisht më shumë sukses me femrat janë ata që kanë vetëbesim të madh dhe jo meshkujt e pashëm. Studimi i kryer nga prestigjiozja “Psychological Science” mori provë 96 meshkuj nga shtete të ndryshëm dhe 103 femra. Pas provave të shumta rezultoi se femrat tërhiqeshin më shumë nga meshkujt me vetëbesim të lartë, dhe jo vetëm pamja e tyre. Jo vetëm kaq, por sipas studimit këta lloj meshkujsh rrisin edhe fëmijë me vetëbesim të lartë. Gjithashtu ky studim nxori një tjetër rezultat: meshkujt e pashëm janë më të prirut që të tradhëtojnë partneret e tyre. Tashmë femrat e kanë të vërtetuar shkencërisht: meshkujt më tërheqës janë ata plotë vetëbesim dhe zemër të bardhë./ BORDO


Biznesi i Kate Moss, jo vetëm me trupin e saj…




“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe




Alexander Wang: Pranverë-verë 2017 hot!


Dolce & Gabbana pranverë-verë 2017… Milano


Vëthët shandanë, për ditë të nxehta e të ftohta

A ishte martesa Brangelina një gënjeshtër?!

Adele tallet me divorcin e Pitt dhe Jolie


