Leo DiCaprio do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar ndryshimet klimatike me Presidentin Obama
Fituesi i “Academy Award” Leonardo Di Caprio do të takojë Presidentin Barack Obama për të zhvilluar një bisedë për ndryshimet klimatike në Shtëpinë e Bardhë në jug, në festën e “South Lawn” të hënën.
Atyre do t’iu bashkohet edhe studiuesi i klimës Dr. Katharine Hayhoe për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së planetit për brezat e ardhshëm, sipas njoftimeve nga Shtëpia e Bardhë…
Pas këtij diskutimi, DiCaprio do të prezantojë për herë të parë filmin e tij dokumentar për klimën, “Before the Flood”. DiCaprio në këtë dokumentar, është zëri narrativ dhe protagonist në shumë skena, në të cilat ai takon njerëz si Barack Obama, Elon Musk dhe Papa Francesco. Filmi do të transmetohet në fund të tetorit në televizionin “National Geographic”, në 171 vende dhe në 45 gjuhë. Në trailer-in e sapo realizuar është Leonardo që thotë: “Dua të di se sa larg kemi shkuar dhe çfarë mund të bëjmë”…




Rita Ora ndryshon përsëri look, ja si duket ajo







Biznesi i Kate Moss, jo vetëm me trupin e saj…




“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe



