Prince George dhe Prnicesha Charlotte tashmë i kanë dhuruar botës disa nga momentet e tyre më të ëmbla gjatë udhëtimit të tyre në Kanada. Ky është edhe udhëtimi i parë zyrtar i Charlotte-s, e cila është vetëm 16-muajsh, ndërkohë që vëllai i saj i madh George ka shoqëruar prindërit e tij edhe në një udhëtim në Australi dhe në Zelandën e Re në vitin 2014.
Pavarësisht lodhjes nga udhëtimi i gjatë, familja prej 4 anëtarësh dukej në formë të mirë kur zbritën nga avioni. Princi William kishte për dore George-n e vogël ndërsa Kate po mbante në krahë Charlotte-n. Duka po i thoshte të birit të zbriste shkallët hap pas hapi.
Sapo avioni ndaloi, Princi 3-vjeçar George u duk në dritare tepër i gëzuar. Kate më vonë tregoi se fëmijët e saj ishin shumë të emocionuar që po udhëtonin me avion.
Familja mbretërore u prit nga personalitete kanadeze si kryeministri Justin Trudeau dhe bashkëshortja tij Sophie, Guvernatori i përgjithshëm David Johnston dhe gruaja e tij Sharon etj. Sidoqoftë, George u duk disi i turpshëm kur Justin Trudeau u përpoq të tokte dorën me të, para se ta takonte – por më kot. e
Pas mbërritjes, Duka tha se ai dhe Kate ishin shumë “të lumtur” për kthimin në Kanada, qyteti që ata vizituan kur ishin të sapomartuar. “Jemi shumë të lumtur që George dhe Charlotte mundën të jenë me ne…duke e filluar jetën e tyre shoqërore me këtë vend të mrekullueshëm”.
Përshtati: Anila Dedaj





Biznesi i Kate Moss, jo vetëm me trupin e saj…




“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe




Alexander Wang: Pranverë-verë 2017 hot!


Dolce & Gabbana pranverë-verë 2017… Milano


Vëthët shandanë, për ditë të nxehta e të ftohta

A ishte martesa Brangelina një gënjeshtër?!
