Pas ndarjes së bujshme të çiftit Angelina dhe Brad Pitt reagimet kanë qenë të shumta, dhe ndërsa Jennifer Aniston ka preferuar të mos flasë rreth kësaj çështjeje, bashkëshorti i saj ka komentuar. Duke folur për “Busines Insider”, ndërsa po prezantonte filmi e tij të ardhshëm “Vajza në tren”, ajo që Theroux shprehu në lidhje me divorcin Brangelina, ka lidhje me njerëzit të cilët kjo çështje i prek më shumë në të gjithë këtë situatë: fëmijët. “Unë vetë jam rritur me prindër të ndarë, dhe mund të them vetëm se kjo situatë është e rëndë për fëmijët, vetëm kaq” ai shtoi se “ Çdo koment tjetër do të ishte i mërzitshëm”.
Kur Therox shprehet “Çdo koment tjetër”, mund ti referohet shumë gjërave, por mendoj se çdo kush do të binte dakord me të për komentet që janë bërë në lidhje me bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston. E vërtetë, fokusi në divorcin e Brad dhe Jolie, ka rikthyer në vëmendje Jennifer Aniston, duke folur për çdo gjë që kjo e fundit bën. Ndoshta Jennifer Aniston është tërësisht e lumtur me Justin Theroux dhe tatuazhet e tij. Ndoshta ajo është zgjuar javën e shkuar, dëgjoi për lajmin e divorcit të Jolie dhe Pitt, qeshi me vete dhe shkoi për të bërë tre orë joga. Ku i dihet?!
Përpos të tjerave Justin nuk nguroi të shprehte edhe një të vërtetë që ndoshta jo çdo kush e ka pëlqyer: “Vë re një oreks të madh për plehra, edhe pse shumë mund ta mohojnë. Ndiej keqardhje për vëmendjen që marrin disa situata, kur në botë po ndodhin gjëra shumë më të rëndësishme”.
Përshtati: Anila Dedaj




Biznesi i Kate Moss, jo vetëm me trupin e saj…




“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe




Alexander Wang: Pranverë-verë 2017 hot!


Dolce & Gabbana pranverë-verë 2017… Milano


Vëthët shandanë, për ditë të nxehta e të ftohta

A ishte martesa Brangelina një gënjeshtër?!

Adele tallet me divorcin e Pitt dhe Jolie
