KreuStil Jetese

Rikthehet një ndër dyshet më të dashura të publikut shqiptar!

Largimi i Ermal Mamaqit nga Digitalb i hapi rrugën aktorit Elvis Pupa të rikthehet pranë fansave të tij. Siç është mësuar kohë më parë, ai do të drejtojë emisionin që bënte Ermali, tashmë me titullin “6 ditë pa Elvisin”. Por ai nuk do të jetë vetëm në prezantim. Elvisi do të rikthejë ish-partnerin e tij me të cilin ka bërë histori në “Portokalli”, Elvin Bejlerin. Të dy do të jenë pjesë e programit të Top Channel, por surprizat nuk mbarojnë këtu. Mësohet se krah tyre do të jetë edhe aktorja Olta Daku. Se si do ta organizojnë ata emisionin, do të duhet të presim edhe pak për ta marrë vesh.

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF