Modelja e famshme publikon një selfie ku është me Zayn Malik, të dashurin e saj prej disa muajsh. Ndryshe nga sa thuhej në medie, e tyrja nuk është thjesht një flirt veror pa rëndësi. Sekreti i tyre? I ngjanë njëri-tjetrit.
Këngëtari dhe modelja , para 3 muajsh patën edhe një pauzë të shkurtër, por me sa duket, të qenurit larg-njëri tjetrit për pak kohë ka ndikuar pozitivisht duke i afruar edhe më shumë…
Fotoja e tyre e fundit është një selfie në çift, krejt spontane, me pushime. Të dy të buzëqeshur, duken në harmoni me njëri-tjetrin. “Kemi shumë interesa të përbashkët”, ka treguar ajo vetëm pak ditë më parë në “Es Magazine”, duke i rrëfyer se ajo çka e tërheq më shumë tek Zayn, është inteligjenca e tij.
“Gatuajmë së bashku, jemi miq të ngushtë dhe e dimë se me njëri-tjetrin mund të flasim rreth çdo teme”, ka shtuar modelja, duke konfirmuar edhe njëherë se njerëzit e ngjashëm janë ata që shkojnë më mirë në një çift.
Me Gigi-n, Zayn duket përsëri i qetë pas problemeve të ankthit që ka pasur disa javë më parë, duke e detyruar madje të anulonte një koncert. “Gigi është një person që mund t”i besosh”, ishte shprehur ai i dashuruar për Vanity Fair. Të jetë vallë ajo e duhura për këngëtarin?

Zbuloni gjoksin, por jo nga sipër


Shopping jo vetëm në kryeqytetet e modës





Si duken VIP-at pa makijazh, surprizon Adele…


FWP – Saint Laurent: Seksi sipas Vaccarello-s!






Rita Ora ndryshon përsëri look, ja si duket ajo



