KreuStil Jetese

Aeroporti 1.75 bilion paund hapet në Azi por ka një problem

Turkmenistani sapo ka prezantuar aeroportin e ri, por ende ka një problem të madh. Ky aeroport ndodhet në kryeqytetin Ashgabat dhe ka kushtuar 1.75 bilion paund për t’u ndërtuar. Është dizenjuar në formën e një fajkoi, simbol i linjës kombëtare ajrore Turkmenistan Airways. Ndërtesa pesëkatëshe do të mirëpresë 1609 pasagjerë në orë. Por, sapo dyert u çelën zyrtarisht, pyetja e ngritur është se a do të përdoret ky aeroport.

Turkmenistani është vendi më i izoluar në Azinë Qëndrore. Me rrënojat arkeologjike dhe famëkeqi “Porta e ferrit”, ky vend është mbështjellë me mister. Për të shkuar në Turkmenistan duhet patjetër vizë. Kjo bën që një numër shumë i vogël udhëtarësh të hyjnë çdo vit në këtë vend. Vizitorët që qëndrojnë më shumë se pesë ditë duhet të marrë një tur miratuar nga shteti dhe një guidë zyrtare.

Presidenti i Turkmenistanit tha se aeroporti i ri do të ketë një kapacitet prej 17 milion pasagjerësh në vit. Por procedurat e ashpra burokratike në vitin 2015 lejuan vetëm 105 mijë turistë të hyjnë në këtë vend.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF