Ajo është nga ato këngëtare të skenës shqiptare që dinë të ndërthurin më së miri zërin e mirë edhe stilin në të veshur. Jonida Maliqi e ka dëshmuar talentin e saj si këngëtare qysh në debutimin e saj të parë në skenën e “Festivalit të Këngës”, një duet shumë i pëlqyer me Aleksandër Rrapin me këngën “Planeti i fëmijëve”, dhe ka bërë deri më sot një rrugë në ngjitje në tregun e muzikës.
Kanë qenë të shumta diskutimet rreth këngëtares kohët e fundit, jo për sa i përket zërit, por pamjes së saj.
Zërat që qarkullojnë në portale edhe në rrjete sociale flasin për ndërhyrje të mundshme kirurgjikale të këngëtares, por ne ju sjellim një foto të këngëtares gjatë performancës së parë të saj në moshën 13-vjeçare që dëshmon një Jonidë adoleshente simpatike, me një stil të ndryshuar në vite duke u përpjekur të jetë gjithmonë “IN”.


Çaji jeshil: Një ilaç bio!




Belen Rodriguez: Nuk do të martohem më kurrë







Balmain: Epoka e re

Isabel Marant me pamje të lirë dhe të çastit

Takohen Brad dhe Jolie, a do të bëjnë paqe?!




