Në programin televiziv Britanik “Sunday Brunch” të drejtuar nga Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer mysafirja e fundit ishe Dua Lipa. Ajo çka ra në sy ishte spontaniteti i saj, por mbi të gjitha thjeshtësia, dhe krenaria që ajo shfaq për prejardhjen e saj.
Këngëtarja nga Shqipëria ka treguar gjatë emisonit për të kaluarën e saj, por jo vetëm. Ajo këndoi edhe këngën “Blow Your Mind, Mwah”. Përveç humorit, lojërave me ushqimin, prezantuesit i bënë Duas një surprizë të këndshme, byrek me spinaq tradicional shqiptar.
Por surpriza e vërtetë në fakt ishte vetë Dua, ajo nisi ta shijojë byrekun me ëndje dhe rrëfeu se së bashku me pitet ishin ushqimi i saj i preferuar. Duket se Dua me mënyrën e saj të të sjellurit bëri për vete edhe prezantuesit, aq sa ata i kërkuan që t’u mësonte disa fjalë shqip. “Faleminderit dhe mirëdita” u përpoqën të përsërisnin drejtuesit e emisionit pas këngëtares.



Gwen Stefani, stili i një rokereje


Nina Ricci pranverë-verë 2017: Udhëtim tropikal




Çaji jeshil: Një ilaç bio!




Belen Rodriguez: Nuk do të martohem më kurrë






