KreuStil Jetese

Valentino pranverë-verë 2017: Kopështi i Mrekullive

Çfarë mund të presim nga koleksioni Valentino nga Pierpaolo Piccioli pa bashkëpunimin e Maria Grazia Chiuri (që kishte ardhur në sfilatën e ish-kolegut krijues në hotelin Salomon të Rothschild)? Se magjia e dyshes vazhdon edhe në solo? Përgjigja është po ndonëse fustanet më minimaliste apo nostalgjike se sa koleksionet e mëparshme i kanë lënë disa plot uri.

Por për të rishkruar historinë, duhet ta harrosh, të thithësh esencën, të largohesh me shpejtësi nga rendi i vendosur. Pierpaolo Piccioli ka thërritur Zandra Rhodes, krijuesja ekstravagante britanike e njohur në vitet shtatëdhjetë për ngjyrat e saj të ndezura dhe se është një nga të parët se ka prezantuar një koleksion të inspiruar nga moda punk, për të interpretuar copërat e stampuara të praverë-verë 2017 të tij.

Gjyrat: rozë, e verdhë, e kuqe, jeshile limoni… dizajni i frymëzar nga Kopështi i Mrekullive të Hieronymus Bosch, stampime ose tufa me zogj fantastikë vijnë dhe ulen në fustanet e gjata prej mëndafshti, dantellash apo kadifeje. Zemër e kuqe dhe thumba rozë të shkëlqyeshëm shfaqen nëpër fustane të zeza prej sateni.

Shumë prej fustaneve ë shoqëruara me balerina ose sandale të sheshta të lidhura mbrapa këmbës dhe vetëm disa pantallona të gjera me copë  antike venedikase në këtë koleksion neo-romantik janë  të vetmet që përziejnë antiken me bashkëkohoren.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF