Gri dhe kombinim bardhë e zi? A nuk mendoni se është e mërzitshme? Guxoni dhe bëni bashkë dy ngjyra që duket sikur nuk kombinohen. Nuk është një shkatërrim por një tendencë e vjeshtës.
Pasarelat e vjeshtë-dimrit 2016 na tregojnë se kombinimet njëngjyrëshe nuk bëjnë për këtë sezon. Ngjyrat që thërrasin, si e kuqja e ndezur ose portokallia mund të kombinohen fare mirë me bordonë e zbehtë dhe me blunë e errët. Të kundërtat tërheqin njëra-tjetrën.
Në foto mund të shihni edhe kombinimin e blusë së fëmijëve me rozën e lehtë dhe të lejlasë me ngjyrën e kuqerremë. Po kështu blunë e lehtë me të gjelbërtën e bredhit, pjeprin me blunë elektrike, të kuqen me bordonë, ngjyrë ulliri me kaki dhe rozë me të verdhë.


Stil Jetese
Shefi paguan punëtorët që të marrin pushime





Stil Jetese
Rrisni flokët tuaj me vaji kastori!








Stil Jetese
Gwen Stefani, stili i një rokereje


Stil Jetese
Nina Ricci pranverë-verë 2017: Udhëtim tropikal


