Për herë të parë qysh prej fillimit të divorcit, të kërkuar nga Angelina Jolie. Takimi u bë në prezencën e një trapisti: “Kanë kaluar së bashku rreth gjysmë ore të mrekullueshme. Brad i do fëmijët e tij më shumë se çdo gjë tjetër në botë, do të bënte çdo gjë për të qëndruar me ta”
Brad Pitt ka takuar fëmijët e tij. Për herë të parë nga kërkesa për divorc, e bërë nga Angelina Jolie 19 shtatorin e shkuar(mban datën 15). “Brad ka kaluar me ta pak kohë dhe ka qenë e mrekullueshme”, është shprehur një burim i brendshëm për “People”.
Maddox, 15, Pax, 13, Zahara, 11, Shiloh, 10, Vivienne e Knox8, këto kohë jetojnë me mamanë, në një shtëpi me qera në dalje të Los Angeles. Ish-çifti ka bërë një marrëveshje që vlen deri në 20 tetor. Ndërsa FBI vazhdon ende hetimet rreth aktorit për “incidentin” e ndodhur 14 shtatorin e kaluar, kur gjatë një zënke me aktoren është përfshirë edhe djali i madh Maddox.
“Brad i adhuron fëmijët e tij më shumë seccdo gjë në botë”, ka shtuar burimi, “dhe kjo ka më shumë rëndësi se ccdo gjë tjetër. Ai ka thënë se do të bënte çdo gjë për të qëndruar me ta. Tani dhe gjithmonë”.


Sfidoni vjeshtën me dekolte

Jessica Alba, në avion pa makijazh


E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen


“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës




Botox-i, aktoret e mëdha që janë penduar


Very Important Perfumes




Hermès: Pamje grafike, stil i përjetshëm!


Bebe Rexha duke qarë, fansi e ngushëllon
