Është rikthyer në qendër të vëmendjes aktorja amerikane prej “Emirates Airlines”. Kompania e flamujve në Dubai ka zgjedhur për herë të dytë imazhin e Jennifer Aniston për fushatën publicitare të “A380”. Në një rol të pazakontë si babysitter diva, me fund dhe taka të larta, e kalon fluturimin me avion në shoqëri të vogëlushit Cooper, i cili ëndërron që një ditë të bëhet një pilot i madh.
Aktorja vetofrohet që të bëhet bashkëpilote me të dhe luajanë në pjesën e brendshme të avionit: nga luksi i Klasit të parë, me hidromasazh e kabinë private, ajo kalon në zonën “Lounge”, deri në vendet ekonomike, ku gjenden edhe prindërit e fëmijës. Spoti përfundon me Jennifer, e cila vetëm e vetëm që të vazhdojë bisedën me Cooper zgjedh që vendin e klasit të parë ta shkëmbejë me të ëmën e fëmijës.
11-vjeçarja interviston Hillary Clinton
13 restorantet më të bukur në botë
Miu Miu praverë-verë 2017: Beach Party!
Portieri i Kim Kardashian: Jam një viktimë
Sfidoni vjeshtën me dekolte
Jessica Alba, në avion pa makijazh
E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen
“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës

