KreuStil Jetese

Ellie Goulding pyetet nëse pret një fëmijë nga Princi Harry

Ellie Goulding, është detyruar të mohojë se pret një fëmijë nga Princi Harry. Ylli 29 –vjeçar i muzikës pop, është shfaqur në një lidhje televizive në një program Australian, për të promovuar këngën e saj më të re që është edhe kolonë zanore e këngës së filmit “Bridget Jone’s Baby”. Pyetjes se nëse ndihej më shumë Bridget apo Anastasia e “50 Hijet e Greit”, duke qenë se ka kënduar edhe kolonën zanore të këtj filmi, Ellie i është përgjigjur se ndihet shumë më afër personazhit të Bridget. “Me siguri që ndihem më afër personazhit të Bridget Jones, veçanërisht në këtë filmin e fundit, e gjej me të vërtetë shumë veten,” tha Ellie. “Nuk je shtatzënë me Princin Harry, apo jo? Thjeshtë sa për të qartësuar…” e ka pyetur prezantuesi. “Mos më bëj të skuqem! Se di pse po e parandieja që do të ma bëje këtë pyetje. Jo, un nuk pres asnjë fëmijë nga Princ Harry”, është përgjigjur Ellie.

Këngëtarja, është përmendur kështu edhe një herë tjetër në lidhje me Princ Harry-n, pasi është pikasur në marrëdhënie intime me këtë të fundit, dhe shoqërohet shpesh me familjen mbretërore. Në prill të 2011-ës Ellie, ka pasur nderin të performojë në dasmën e Princit William me Dukeshën Catherine. Dhe pikërisht në atë ngjarje të rëndësishme, këngëtarja ka krijuar raporte me Princin Harry, 32 –vjeç, duke bërë që të flitet për një histori dashurie midis të dyve, por që është mohuar gjithmonë nga të dy palët.

Në kohën e martesës, një burim tregoi se: “Janë puthur, por ishte thjesht për shaka. Luajnë gjithmonë me këto gjëra si shok. Atij i pëlqen shumë shoqëria e saj, e konsideron si një rrymë ajri të freskët. Zbaviten shumë së bashku, por janë mbi të gjitha miq të mirë dhe të tillë kanë ndërmend të mbeten.

 

                                                                                                                      Përshtati: Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF