KreuStil Jetese

10 shenja që tregojnë për një femër se është e dashuruar

Keni pak kohë që po dilni bashkë… ndjeni disa flutura në stomak, mezi prisni ta përqafoni përsëri, nuk rrini dot më shumë se gjysmë ore pa folur me të, e mendonin vazhdimësi? Jini të qeta nuk është influencë: është dashuri!

Fundjavat nuk janë më ekskluzivisht tuajat. Nuk është e nevojshme të bëni plane për t’u parë me njëri-tjetrin, ndodh spontanisht që kohën e lirë e kaloni së bashku. Dhe nëse nuk jeni bashkë, atëherë me siguri që është për angazhime personale reciproke

Tani keni edhe dikë tjetër me të cilin ndani sekretet dhe merrni këshilla: megjithatë mikja juaj do të mbetet gjithmonë person ii parë tek i cili do të rrëfeheni nëse ai ju mërzit!

I tregoni çdo gjë rreth fëmijërisë suaj, momentet kyçe, anektodat më zbavitëse…I tregoni çdo gjë atij rreth fëmijërisë, pasi dëshironi të ndani edhe gjërat më të vogla. Është një mënyrë për t’u afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, nuk e keni bërë diçka të tillë me asnjë tjetër më parë: do të thotë që keni besim tek ai.

Këngët në radio, filmat që keni parë miliona herë…thjesht papritur nuk janë më të njëjtat! I shikoni me një tjetër sy, atë të dashurisë!

Do të ju pëlqente që ai të trokiste në derën tuaj në vigjilje të Krishlindjeve dhe të të thoshte se për të, ti je perfekte, si në “Love actually” apo që t’ju vijë të ju marr poshtë shtëpisë, duke ngjitur shkallët me një tufë trëndafilash, si te “Pretty woman”. Eh, fuqia e kinemasë!

Keni pasur një ditë të keqe në punë…por përsëri buzëqeshni! Sepse sot do të takoheni me të dhe nuk ju mban vendi. Të jeni të dashuruar do të thotë se keni gjithmonë një motiv për të buzëqeshur dhe të shikoni përpara me pozitivitet: eh, fuqia e dashurisë!

Nuk keni menduar kurrë më parë për të pasur fëmijë, ndërsa tani ju vjen spontanisht. Dhe e gjeni veten tek imagjinoni se kujt do t’i ngjajë…

Jeni në park dhe e gjeni veten duke luajtur si fëmijë. Njerëzit ju marrin për të çmendur, por ju jeni thjesht të dashuruar.

Kujdeseni që të zgjoheni sa më herët për të rregulluar flokët, dhe për tu trukuar, në mënyrë që kur ta takoni në mbrëmje mjafton të rregulloni pak ondet dhe do të dukeni perfekte…

Çdo gjë që ai ju tregon për ju është shumë e çmueshme, dhe sigurisht që kujtoni çdo fjalë të tij, edhe pse miqve dhe familjarëve tuaj mund t’ju duket banale.

  Përshtati: Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF