Ishte fundi i viteve ’90 dhe adoleshentët e asaj kohe “çmendeshin” pas grupit të famshëm “Backstreet Boys”. Disa, këtë grup e asocionin vetëm me një nga pjesëtarët e tij, me biondin simpatik, Nick Carter. Më pas, do të ishte fillimi i viteve 2000 dhe në skenë do të dilte vëllai i vogël i Nick Carter, Aaron.
Çapkën dhe i shkathët, Aaron do të rrëmbente zemrat e adoleshenteve në mbarë botën. Por që nga koha kur Aaron këndonte “Aaron’s Party (Come Get It)” kanë kaluar pak më shumë se 15 vite dhe ai nuk është më 13 vjeçari i dikurshëm. Aaron tani është 28 vjeç. Vijon pasionin e madh për muzikën ndonëse këngët nuk kanë arritur të kenë suksesin e dikurshëm.
Ndërkohë jeta e këngëtarit gjatë këtyre viteve ka patur uljet dhe ngritjet e veta. Në vitin 2008, Carter u arrestua në Texas, kur i ndaluar për kalimin e shpejtësisë, në makinë e tij u gjetën 60 gram marihuanë. 28 vjeçari është përfolur edhe për lidhjet me aktoret Hilary Duff dhe Lindsay Lohan.
Më i fundit produksion nga Aaron Carter është kënga “Fool’s gold” prezantuar në prill të këtij viti, pjesë e albumit “LØVË”.



Drake thyen rekordin e Michael Jackson






Sara Hoxha siç nuk e keni parë kurrë!



Trump: Kam bërë gabim, kërkoj falje!







