Edhe pse puna e tyre kryesore është të garantojë sigurinë e personazheve, disa nga truprojat e të famshmëve nuk kalojnë pa u vënë re. VIP-at fotografohen me truprojat e tyre, sa disa syresh eklipsojnë dhe vetë personazhet që kanë nën patronazh. Përtej fizikut të stërvitur, tani luhet edhe me portretin. Kush prej tyre është më i pëlqyeri?
Ariana Grande: Ariana e vogël duket mjaft e sigurt në krahët e truprojës së saj.
Jennifer Lawrence: Jennifer shpesh kalon në plan të dytë. Të gjithë shohin truprojën e saj Greg Lenz që mbron aktoren dhe mban qenin e saj.
Adele: Këngëtarja britanike ka për truprojë holandezin Peter Van der Veen, i cili ka fituar titullin Mr. Europe në vitin 2005.
Kylie Jenner: Vajza e vogël e Kris Jenner i ka të gjitha: famën që në moshë të re, shtëpinë luksoze në Hollywood dhe një truprojë që siç e shihni vetë…
Beyonce: Diva e muzikës pop është martuar me Jay Z në vitin 2008. Por është edhe një mashkull tjetër në jetën e saj, Julius de Boer. Që të kuptohemi, është thjesht truproja e saj.
Katie Holmes: Ky është truproja që Katie Holmes ka patur gjatë kohës që ka qënë në lidhje me Tom Cruise. Rivalitet i forte! A nuk duket sikur ka dalë nga reklamat Calvin Klein?
Britney Spears: Britney me ulje-ngritjet e saj, bën përshtypje kur e shohim në formë të mirë fizike. Por, kur është vetëm, sepse truproja krah saj merr të gjithë vëmendjen.





Demi Lovato njofton largimin nga muzika



Soni Malaj rikthehet në “Kënga Magjike”











