Kim Kardashian është kthyer në New York me familjen e saj pasi u grabit me armë në Paris. Pasi u zbuluan detajet rreth asaj që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, shumë njerëz ngritën gishtin kundrejt fajtorëve.
Stilisti Karl Lagerfeld bën me faj vetë Kim Kardashian e cila ka shfaqur publikisht pasurinë e saj. “Unë nuk e kuptoj se pse ajo ishte në hotel pa sigurimin e saj.” – shprehet stilisti pas përfundimit të sfilatës së tij për Chanel në javën e modës në Paris. “Ti nuk mund të shfaqësh të gjitha stolitë e tua në internet dhe më pas të çuditesh që disa njerëz duan t’i ‘ndajnë’ ato me ty.”
Pavarësisht fjalëve disi të ashpra, Lagerfeld ka treguar mbështetjen e tij për 35 vjeçaren pas ngjarjes tronditëse që përjetoi. Ai ka shpërndarë një fotografi të tijën me një shënim shkruar me dorë: “E dashur Kim, jemi të gjithë me ty. Me dashuri, Karl.”