Blake Lively është bërë sërish mama. Ylli i “The Shallows” ka sjellë në jetë fëmijën e dytë me aktorin Ryan Reynolds në një spital në New York. Ende nuk është mësuar asgjë për fëmijën. Nuk dihet nëse është vajzë apo djalë dhe si kanë vendosur ta quajnë.
29 vjeçarja është e njohur për jetën private mjaft hermetike. Nuk ekziston asnjë fotografi e vajzës së saj, James, e cila lindi në dhjetor 2014. Edhe ky detaj u mësua rastësisht nga një postim i Reynolds në Twitter një vit më vonë.
Blake dhe Ryan janë takuar për herë të parë në sheshxhirimin e filmit “The Green Lantern” në vitin 2010 dhe u lidhën një vit më pas. Aktorja simpatike dhe 39 vjeçari blenë një shtëpi në Bedford. New York. Ata u martuan më 9 shtator 2012.
Urime, Blake dhe Ryan!












Celebrity
Hillary vs Trump… dueli i ngjyrave!



Celebrity
Çfarë i ka ndodhur Britney-t?


Celebrity
Gigi Hadid flet për sulmin në Milano

Celebrity
Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”


Celebrity