Gwyneth Paltrow ka zgjedhur t’u kujtojë fansave ditëlindjen e saj me një selfie. Aktorja, e cila feston 44 vjetorin e lindjes, ka publikuar në Instagram një selfie pa makijazh. “Pa makeup për ditëlindjen time të 44-t,” shkruan Gwyneth përbri fotos. “Duke përqafuar të shkuarën dhe të ardhmen. Faleminderit për dashurinë tuaj,” mbyll postimin aktorja fituese e çmimit Oscar.
Në foto, ajo shfaqet me një pamje krejtësisht natyrale dhe të çlodhur, teksa shijon rrezet e diellit. E buzëqeshur, Gwyneth mban të veshur një këmishë të bardhë me aplikacione blu.
Në xhamat e dritares pas krahëve të saj lexohet peizazhi: det dhe qiell me re. Padyshim që aktorja i ka shijuar ditët e udhëtimit me familjen e saj në Islandë. Gwyneth dhe fëmijët Moses dhe Apple sapo janë kthyer nga shteti nordik pas pesë ditëve pushime.

Gigi Hadid flet për sulmin në Milano

Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”


Dua Lipa: Burimi im i frymëzimit… babai!


Dedikimi prekës i Vesa Lumës për babain








Olivia Wilde në pritje të një vajze





Familja mbretërore mbërrin në Kanada
