Ndërkohë që Kim Kardashian në mënyrë të vazhdueshme mbështeste publikisht Hillary Clinton, tani duket se është në dilemë për kë duhet të votojë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë në qershor për “GQ”, Kardashian tha se do të votonte për znj. Clinton, por mesa duket një bisedë e kohëve të fundit me Caitlyn Jenner ka bërë që Kim të ndryshojë mendje. “Në fillim mendoja, ‘Oh Zot, jam me Hillary-n’, por pas një bisede politike në telefon me Caitlyn mbrëmë rreth faktit që ajo do të votojë për Trump, tani jam në dilemë,” është shprehur Kardashian në një intervistë të fundit në revistën “Wonderland”.
Ndërsa ky vendim është zhgënjyes për disa fansa, gjithsesi nuk është shumë befasues. Kim më herët është identifikuar si Republikane liberale. Megjithatë 35 vjeçarja ka ende kohë të mendohet për të vendosur se ku do të shkojë vota e saj më 8 nëntor.



Familja mbretërore mbërrin në Kanada












Kate Winslet: Më shikoni tani vajza!



Jumpsuit me temina! Kush dominon ?

