KreuCelebrity

Rikthehet Bennifer?

Rrugët e Jennifer Lopez dhe të dashurit të saj Casper Smart janë ndarë zyrtarisht dhe sipas disa raportimeve, në horizont shihet mundësia e rikthimit të “Bennifer”. Gjysma tjetër e “Bennifer” është padyshim, Ben Affleck, i cili nga ana e tij ka ndarë zyrtarisht rrugët me ish gruan e tij Jennifer Garner në qershorin e vitit të kaluar.

Rrethi i ngushtë i këngëtares së hitit “Booty”, bashkimi i saj me Affleck shihet mjaft pozitiv pasi ajo mund të përfitojë në karrierë duke rikthyer kohën e lavdishme të artistes me këngë që arrinin majat e klasifikimeve. Ka pasur raportime se J.Lo nuk është kundra idesë së bashkimit me ish-in e saj madje ajo ka konfirmuar se të dy kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe se ai ka patur gjithmonë një vend të rëndësishëm në zemrën e saj.

Edhe pse për disa ky ribashkim është qesharak, thashethemet që qarkullojnë po bëhen edhe më prezente. Për mundësinë që “Bennifer” të rikthehet sërish, flet një mik i afërt i Lopez-it, i cili e ka bërë të madhe këtë gjë sepse dëshiron të shohë këngëtaren-aktore të jetë pjesë e çiftit të famshëm e të shumëpërfolur. Jennifer jo vetëm që nuk e kundërshton idenë e mikut të saj por ajo beson se një ditë kjo gjë do të ndodhë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF