KreuCelebrity

Projektet e reja të Samantës

Kënga “Na e dina”, që Samanta Karavella prezantoi gjatë verës, bashkëpunim me Gent Fatalin, ka arritur në 11 milion klikime. Pasi kënga u transmetua gjatë muajve të nxehtë në ekrane apo edhe në radio, padyshim që i ka sjellë këngëtares simpatike edhe koncerte të shumta. Por mbyllja e një sezoni të suksesshëm do të thotë shumë punë për sezonin e ri. Dhe Samanta ka përveshur sërish mëngët. “Jam duke punuar për dy këngë të reja,” tregon këngëtarja 26 vjeçare për BORDO. Karavella do t’i sjellë publikut dy krijime të cilat i përkasin rrymave të ndryshme. Kënga e parë që do të publikohet është e ritmeve reggaeton për të cilën po punon me Alandin (Max audio). Ndërsa kënga tjetër është reggae, muzikën e së cilës e ka realizuar vetë Samanta. Kënga po punohet nga Kico i cili ka realizuar “Ti s’e din se”, një hit i suksesshëm i 2014-ës. “Më pret një punë shumë intensive dhe uroj që këngët t’i publikoj në kohë,” shprehet këngëtarja simpatike e cila po i ngjit shkallët e karrierës me hapa të sigurta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF