KreuCelebrity

Rastësia që i ktheu këto njerëz në yje të Hollywood-it!

Ata nuk studiuar në ndonjë akademi për teatër. Madje as nuk kanë ëndërruar që një ditë të ishin njerëz të famshëm. Ata ishin thjesht në vendin e duhur dhe kohën e duhur.
Bordo.al ju sjell disa histori të mrekullueshme sesi disa njerëz të thjeshtë falë një rastësie, sot janë disa nga personazhet më të dashur dhe komentuar të Hollywood-it.

Harrison Ford

harrison-ford

Harrison Ford ishte një punonjës i thjeshtë skene. Madje, ai punonte si marangoz kur u takua me George Lucas. Që atëherë jeta e tij mori një tjetër drejtim.

Evangeline Lilly

evangeline-lilly

Ajo ka punuar si stjuardesë dhe teksa po kthehej nga një udhëtim, në të rastisi edhe një rekrutues nga një agjenci mode, i cili e vuri re.

Will Smith

download

Ai gjithmonë ka aspiruar të ishte dikush në muzikë. Një ditë kishte humbur në parkë dhe i kërkoi ndihmë dikujt, i cili rastisi të ishte nënkryetari i Warner Brothers.

Toni Braxton

tony-braxton

Ajo ishte duke kënduar me vete, teksa priste radhën në një pikë karburanti. Një burrë që e dëgjoi rastësisht, e pyeti nëse dëshironte të bënte karrierë në muzikë.

Bruce Willis

bruce

Bruce Willis spikati gjatë një performance në shkollë dhe jeta e tij mori një tjetër drejtim më pas.

Natalie Portman

natalie

Në moshën 11 vjeçare ajo shkoi në një restorant picash pas një mësimi kërcimi ku u takua me një agjent, i cili e inkurajoi të merrej fillimisht me modeling.

Clint Eastwood

clint

Ai i mbijetoi një aksidenti avioni dhe më pas u ftua të merrte pjesë në një emision televiz. Aty u takua me një agjent.

Jason Statham

jason

Ai shiste bizhuteri dhe parfume fallco rrugëve të Londrës. Një agjent e fotografoi në një qendër tregtare dhe e ftoi ti bashkohej një fushatë modelingu asokohe.

Steven Seagal

steven-seagal

Ai ka qenë një mjeshtër i arteve marciale. Një nga nxënësit e tij nisi më pas një karrierë si agjent dhe i sugjeroi Steve të merrej me aktrim.

Rosario Dawson

rosario

Ishte duke pritur në një stacion autobusi, kur iu afruan disa skenaristë, sepse iu duk personi i përshtatshëm për një rol që ato kishin shkruar.

Chris Pratt

ap_chris_pratt_lb_141208_16x9_992

Ai punonte si kamarier. Një ditë i shërbeu një gruaje, e cila ishte duke kërkuar për fytyra të reja në modeling dhe i propozi atij të ishte një prej tyre.

Nick Jonas

nick-jonas

Kur ishte 6 vjeç ishte duke pritur mamanë pasi kishte dal nga berberi. Një grua e dëgjoi duke kënduar dhe njoftoi një agjent, i cili ishte i afërmi i saj.

Eva Mendes

eva-mendes

Ajo kishte vendosur të ndihmonte komshiun e saj fotograf që të krijonte një dosje me foto. Ai ia dorëzoi ato një agjencie modelingu, e cila kontaktoi më pas Eva Mendes.

Ashton Kutcher

ashton

Ishte duke ndjenjur kot në kafe, kur një i huaj i tha që duhej të merrej me modeling dhe e njoftoi për një konkurs të hapur. Ashton e provoi këtë mundësi dhe fitoi konkursin.

Përgatiti: Sidorela Lepri

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF