KreuCelebrity

Adriana Lima në një lidhje të re dashurie!

Një çift i ri në Hollywood! Adriana Lima dhe Ryan Seacrest kanë filluar të dalin sëbashku, e së fundmi janë fotografuar në një darkë romantike në New York. Çifti i sapoformuar mendohet të jetë njohur gjatë Lojërave Olimpike Rio 2016. Modelja 35 vjeçare braziliane dhe prezantuesi dhe producenti 41 vjeçar kanë filluar historinë e tyre që në momentin që janë kthyer në SHBA, javë më parë. Ndërkohë që ndodheshin në Brazil, Lima ka postuar shumë foto nën shoqërinë e Seacrest, si dhe me miken e saj më të mirë Alessandra Ambrosio. Ata duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mesa duket historia e tyre e dashurisë ndoshta do të zgjasë. Lima ka qenë e martuar më parë me yllin serb të NBA Marco Jaric, me të cilin ka dhe dy vajza. Në maj të 2014, ajo deklaroi se po ndahej nga atleti pas 5 vitesh martesë. Në Mars të po atij viti, divorci u bë zyrtar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF