KreuCelebrity

12 shtator: Kujtojmë Johnny Cash përmes letrës së tij të famshme të dashurisë.

Në këtë 12 shtator kujtojmë artistin e muzikës country Johnny Cash ndarë nga jeta në vitin 2003. Ai lindi më 26 shkurt 1932 në Arkansas. Në vitin 1950 iu bashkua Forcave Ajrore dhe u shkollua në Texas. Kohë më pas krijoi grupin e tij muzikor. Në fillim të viteve ’60 u shndërrua në një yll të muzikës i njohur për këngët e tij që sollën një frymë të re me motive kishtare. Në vitin 1956 ai do të takohej në passkenën e Grand Ole Opry me June Carter, dashurinë e jetës së tij. Për më shumë se 30 vite së bashku, historia e tyre e dashurisë kujtohet si një nga romancat më të jashtëzakonshme në botën e muzikës country. Një dëshmi e madhe e dashurisë së tyre është letra që Johnny Cash shkroi nga Danimarka më 23 qershor 1994 në ditëlindjen e 65-të të June Carter. “Gëzuar ditëlindjen Princeshë. Ne jemi plakur bashkë dhe jemi bërë për njëri-tjetrin. Mendojmë njësoj, lexojmë mendjen e njëri-tjetrit, dime se çfarë tjetri kërkon edhe pa pyetur. Ndonjëherë zemërohemi paksa dhe nuk i vlerësojmë gjërat plotësisht. Por një herë në kaq kohë, si sot, meditoj dhe kuptoj se sa me fat jam që e ndaj jetën me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti ende më magjeps e më frymëzon. Më ndikon gjithnjë pozitivisht. Je e vetmja e dëshirave të mia dhe arsyeja e parë në Tokë për të cilën jetoj. Të dua shumë. Gëzuar ditëlindjen Princeshë. John!” June Carter u nda nga jeta në maj të vitit 2003 e katër muaj më vonë edhe Johnny Cash.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF