Demi Lovato ka bërë me dije për ortakërinë e saj me CAST Centers, një qendër rehabilitimi me bazë në Los Angeles, aty ku këngëtarja është trajtuar në vitin 2013 për abuzim me substanca të ndryshme, bulimi dhe depresion. “Ka qenë një periudhë plot ankth,” – kujton 23 vjeçarja. “Tingëllon qesharake, por unë bëra një pakt me Zotin,” tregon Lovato. “I premtova, ‘Nëse më bën këngëtare, do ta përdor zërin tim jo vetëm për të kënduar, por edhe për të ndihmuar njerëzit me të.'” Pavarësisht kohëve të vështira, mësohet se ajo ka qëndruar pranë themeluesit të qendrës CAST, Mike Bayer prej nga vijon bashkëpunimi i tyre. Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, Demi ka qenë e hapur rreth problemeve të së shkuarës së saj, duke e kthyer në prioritet të ndihmuarit të atyre që përballen me shqetësime të tilla. Në maj të 2015-tës, këngëtarja e hitit “Confident” prezantoi fushatën për ndërgjegjemësimin mbi shëndetin mendor “Be vocal”.
