KreuCelebrity

Dy vitet e ëmbla të çiftit Veliaj dhe Xoxa!

Si sot dy vjet më parë ato i thanë “Po” njëri-tjetrit në ambientet e kalasë së Gjirokastrës. E teksa koha ka ecur, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa nuk hezitojnë të ndajnë me publikun copëza nga përditshmëria e tyre apo momentet e mbushura plot dashuri. Dhe sot në këtë ditë të rëndësishme për çiftin, Ajola e ka kujtuar me anë të një postimi të veçantë në profilin e saj në Instagram. “Gëzim”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një foto ku shihen duart e saj plot shkëlqim dhe bie në sy edhe unaza. Menjëherë kanë reaguar edhe miqtë e saj, të cilët e kanë uruar për sa më shumë vite si këto.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe juristja Ajola Xoxa kurorëzuan historinë e tyre disavjeçare të dashurisë me një ceremoni madhështore në Kalanë e Gjirokastrës, ku nuk munguan personazhet e njohur të politikës, artit dhe botës së ekranit.
Ne ju sjellim në galerinë e fotove disa nga momentet më të bukura të çiftit Veliaj dhe Xoxa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF