KreuCelebrity

Zbulohet partnerja e shef Renatos!

Më në fund shef Renato Mekolli ka zbuluar partneren e tij. Pasi konfirmoi pjesëmarrjen në spektaklin “Dance with me”, tashmë masterchef-i ka zbuluar edhe partneren, e cila do të kërcejë përkrah tij. Bëhet fjalë për bjondjen simpatike, aktoren dhe këngëtaren Laura Nezha. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vetë Renato.
“Kjo është Laura Nezha, partnerja ime në “Dance with me”. Dy nga Fieri bashkë, njeri brun, tjetra bionde. Të dy e duam shumë sushin, të dy qeshim shumë, të dy aktrojmë shumë, Laura më shumë se është dhe aktore. Kërcen bukur, këndon dhe bukur. Të tjerat nga ne të dy në “Dance with me”. Nuk mund të kisha një partnere ndryshe. Ku më bien mua fierakët mo amani. Zgjedhje apo rastësi”, ka shkruar ai, duke zbuluar kështu partneren e tij në spektaklin e “Dance ëith me”.
“Dance With Me 3” pritet të nis transmetimin në muajin shtator në Tv Klan. Edhe për këtë sezon do të jenë 7 çiftet që do të garojnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF