KreuCelebrity

Reperi i shpreh dashurinë dhe puth Rihannën në skenën e VMA

Për Rihannën është folur shumë kohët e fundit dhe shumë media e lidhnin me aktorin e madh Leo DiCaprio, por në skenën e VMA ka ardhur një surprizë. Ka qenë reperi i njohur Drake ai që i ka shprehur dashurinë këngëtares nga Barbados. Drake ka deklaruar se “është i dashuruar prej 11 vjetësh me Rihannën”, megjithëse nuk ka patur rastin ta shprehë dashurinë e tij. Pas përfundimit të fjalës ai ka shkëmbyer një puthje me këngëtaren duke entuziazmuar gjithë publikun e pranishëm. Megjithatë puthja e tyre, më tepër se ajo e një çifti, u duk si një puthje miqësore. “Ajo është një ndër miqtë e mij më të mirë dhe shpresoj të mos ndryshojë kurrë”, tha Drake.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF