Janë konsideruar si një nga çiftet më të dashur dhe të pëlqyer të Hollywood-it. E kemi fjalën për supermodelen Gigi Hadid dhe këngëtarin Zayn Malik.
Ato janë fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa janë duke pushuar në Tahiti. 21 vjeçarja dukej në top formë pranë të dashurit të saj, ndërkohë që shijonin bukurinë e ishujve të Tahitit. Çifti ka provuar edhe udhëtimin me kajak.
Pak kohë më parë, ato u përfolën për një ndarje të mundshme, por mesa duket kanë qenë vetëm thashetheme. Dhe këto foto, e demostrojnë më së miri!
