Aktorja Olta Gixhari ka postuar mbrëmjen e djeshme në Instagram-in e saj një foto jo edhe aq të “zakonshme”, duke marrë parasysh se jemi mësuar ta shohim gjithmonë ndryshe.
Pa grim, me sytë e nxirë dhe një fytyrë të trishtuar ajo i ka uruar fansave natën e mirë me këtë pozë. Sapo e sheh këtë foto të lind pyetja: Çfarë i ka ndodhur Oltës? Ndoshta po kalon ndonjë periudhë jo fort të mirë apo ka qenë vetëm një ditë e keqe? Duket se ky fakt nuk i ka shpëtuar as mikeshës së saj, prezantueses Ilda Bejleri, e cila me shaka e ka pyetur se kush e ka mërzitur. Ajo ia ka kthyer me të qeshur dhe më pas ka vazhduar loja e komenteve edhe me mikun e tyre, Olti Currin.
Duke marrë parasysh që Oltën jemi mësuar ta shohim plot energji, të kuruar, nuk kishte sesi kjo foto të mos na bëntë habi. Në fund të fundit, të gjithë kalojmë ditë të këqija!
