Adelina Berisha ka publikuar së fundmi projektin muzikor më të ri “T’kam ik”, i cili sikurse tregon ajo do të thotë që ka ikur, po të lë.
Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Bluetooth”, bjondja nga Kosova ka treguar se kjo këngë nuk ka aspak lidhje me ndonjë histori të saj personale. E pyetur nga gazetarja sesi po shkon jeta e saj private dhe përse nuk flet asnjëherë për të, ajo është shprehur: “Sepse nuk kam asgjë për të thënë. S’kam të dashur dhe nuk kam patur kurrë një lidhje në jetën time”.
Në fakt për t’u habitur, por kur e thotë vetë këngëtarja, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse ta besojmë!
