KreuCelebrity

Beyoncé thyen rekord çmimesh në VMA 2016!

Përgatiti: Daljana Sejdia

Ndarja e çmimeve MTV Video Music Awards siç do vit pritet me padurim jo vetëm nga artistët por gjithashtu dhe nga publiku, i cili përvec se dëshiron të dijë kush është veshur më bukur nga yjet në tapetin e kuq, ka kuriozitetin për të mësuar emrat e fituesve.

Këtë vit, ky event i përvitshëm ofronte shumë arsye për tu ndjekur.

Deklarata e Kaney West, i cili kishte kërkuar 4 minuta në dispozicion, dukej se do ta bënte më interesante natën, dhe vërtet ashtu ndodhi.

Kaney West e nisi fjalimin me “I am Kaney West” (Unë jam Kaney West), e më pas foli për videon muzikore “Fade”, videon e shumëperfolur “Famous”, telashin që u krijua me Taylor Swift, e shumë detaje të tjera.

Performanca e Nicki Minaj dhe Ariana Grande, ishte një tjetër surprizë e mbrëmjes, për të vijuar më tej me performancën e Beyoncé, e cila fitoi plot 8 çmime, e sigurisht hapjen e këtij eventi nga Rihanna.

VMA, edhe këtë vit nuk zhgenjeu. Lista e nominimeve ishte një “betejë” mes Beyoncé dhe Adele, por në fund dominoi Beyoncé me çmime të shumta, duke shënuar rekord si artistja që ka marë më shumë çmime në VMAs, plot 24 të tilla.
Lista e fituesve:

Çmimi i videos avantgarde Michael Jackson: Rihanna

Kënga e verës: Fifth Harmony, “All In My Head (Flex)”

Video më e mire Hip-Hop: Drake, “Hotline Bling”

Video më e mirë nga një mashkull: Calvin Harris feat. Rihanna, “This Is What You Came For”

Kinematografia më e mirë: Beyoncé, “Formation”

Koreografia më e mirë: Beyoncé, “Formation”

Publikimi më i mirë: Beyoncé, “Formation”

Regjia më e mirë: Beyoncé, “Formation”

Bashkëpunimi më i mirë: Fifth Harmony feat. Ty Dolla Sign, “Work From Home”

Video më e mirë nga një femër: Beyoncé, “Hold Up”

Artisti i ri më i mirë: DNCE

Video e vitit: Beyoncé, “Formation”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF