E dinit që Blake Lively dhe Billy Ray Cyrus, babai i Miley kanë lindur në të njëjtën ditë? Me siguri Ryan Reynolds e di. Aktori i Deadpool, i cili është i martuar me Blake që në 2012, zgjodhi ta uronte bashkëshorten e tij në ditën e ditëlindjes me një status qesharak në Twitter: “Do të doja t’i uroja Billy Ray Cyrus ditëlindjen më speciale dhe më magjike. Te dua me të gjithë zemrën time. Gjithashtu, Gëzuar Ditelindjen gruas time.” Edhe pse çifti Lively-Reynolds duken dyshja më e mrekullueshme së bashku, ata formojnë gjithashtu një çift shumë qesharak së bashku. Ata e kanë dëshmuar dhe më parë këtë gjë, kur Blake Lively i dhuroi për Krishtlindje bashkëshortit të saj, një kukull “Spiderman”, të vendosur mbi një njëbrirësh të bardhë. Çifti numëron shumë momente të tilla, me deklarata për njëri tjetrin, të cilat kanë lënë gojëhapur të gjithë fansat e tyre.
Blake dhe Ryan kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, jo vetëm prej faktit që formojnë një prej çifteve më të bukura të Hollywood-it, por gjithashtu prej sensit të tyre të humorit.


12 gjëra që nuk i dinit për Paul Walker




15 sekretet e Rihannës


Carlos Santana në një grup të ri muzikor

Çfarë i ka ndodhur Olta Gixharit?!









Çifti mbretëror që ju nuk e njihni!

