KreuCelebrity

Mike, armike apo rivale? Çfarë ka ndodhur me miqësitë e vipave?

Ata që  gjithnjë kanë pasur interes për lajmet e showbiz-it në Shqipëri, besoj po t’i thërrasin memories së tyre do të kuptojnë që shumë nga miqësitë e Vip-ave shqiptarë nuk ekzistojnë më. Për arsye personale, rivalitet profesional, zënka apo xhelozi, shumë personazhe të njohura, dikur mike, ndoshta dhe të ngushta, tani nuk i sheh më nën shoqërinë e njëra tjetrës. Për të ruajtur imazhin e tyre ne publik, shpeshherë marë shkas nga lajme të publikuara në shtyp, shumë personazhe kanë vendosur të thyejnë heshtjen e të deklarojnë se vazhdojnë të jenë mike, por të gjithë e kemi kuptuar që është e kundërta.

Të kaluara në heshtje apo jo, disa nga historitë më pikane të miqësive, Bordo ju sjell dhe njëherë në vëmendje miqësitë e dikurshme !

Adelina Tahiri dhe Afërdita Dreshaj

Këngëtaret e reja Adelina dhe Afërdita numërojnë një galeri të tërë fotosh bashkë, ku tregonin me të madhe dashurinë për njëra tjetrën. Pink Ladies, të dyja bionde, me flokë të valëzuar, aq të ngjashme me njëra-tjetrën, dukej sikur nuk i ndante asgjë. Adelina dhe Afërdita, u bënë mikesha gjatë periudhës së kompeticionit “Dancing With The Stars”, në vitin 2012, ku Adelina asokohe ishte mike dhe me të dashurin e Afërditës në atë kohë, Shpat Kasapi. Fotot  tyre janë komentuar shumë në media, pasi ato tregoheshin shumë provokuese duke shkëmbyer puthje në buzë. Miqësia e tyre pushoi para ndarjes së bujshme së çiftit Afërdita-Shpati, e që prej asaj kohe, asnjëra nga vajzat nuk u pa më sëbashku. Adelina asokohe reagoi në një intervistë, ku deklaroi se xhelozia ishte arsyeja e prishjes së miqësisë së tyre.

Albana Osmani dhe Eneida Tarifa

Një hisori miqësie e komentuar dhe e shigjetuar shumë nga shtypi, aq sa Albana bëri një status të gjatë ku shpjegonte se asgjë nuk ishte e vërtetë dhe ato vazhdonin të ruanin miqësinë e tyre. Me ardhjen e Eneidës në Top Chanel, menjëherë Albana u miqësua me të, e dukej se krijuan një shoqëri përtej dyerve të televizionit ku ato ishin kolege. Prishja e miqësisë së tyre, mendohet të jetë për shkak të kopertinës së revistës “Star”, ku Albana zuri kopertinën e muajit maj 2015 të kësaj reviste, e cila më parë thuhej të kish propozuar Eneidën, mikeshën e saj. Dikur mike të ngushta, të cilat frekuentonin të njejtat ambiente bashkë, pushime bashkw, bënin shooping bashkë, vajzat nuk u panë më nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Altuna Sejdiu dhe Nora Istrefi

Një tjetër histori miqësie e përfunduar, është ajo mes këngëtares me origjinë nga Shkupi Tuna dhe këngëtares nga Kosova, Nora Istrefi. Dy këngëtaret më të përfolura asaj kohe, u bënë mikesha të ngushta e madje u fol dhe për një bashkëpunim mes tyre në një projekt muzikor. Miqësia e tyre, ishte shumë më e fortë për shkak se bashkëshorti aso kohe i Tunës, Rilindi ishe mik i ngushtë me Robertin e Norës. Pasi martesa me Rilindin mori fund, edhe miqësia e vajzave u zbeh, duke u bërë kështu rivale jo më mike.

Tuna njihet dhe për të tjera miqësi të prishura, e këtu mund të përmendim marrëdhënien e saj me Dafina Zeqiri-n dhe Genta Ismajlin.

Bashkëpunimi mes Tunës dhe Dafinës, me titullin “Vibe” shënoi një sukses muzikor por pa kaluar shumë kohë ato u distancuan nga njëra-tjetra.

Një histori tjetër miqësie është ajo midis Tunës dhe Genta Ismajlit. Foto të publikuara ku të dyja dukeshin se e shijonin shoqërinë e njëra-tjetrës, këngëtaret arritën të krijonin shumë zhurmë me miqësinë e tyre të pandarë. Por edhe kësaj historie miqësie i erdhi fundi, duke kaluar në heshtje nga të dyja palët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF