KreuCelebrity

Beyonce dhe Jay Z, më të dashuruar se kurrë në ditëlindjen e saj!

Ylli i muzikës, Beyonce ka festuar dje ditëlindjen e saj të 35-të. Përpos publikimit të videos së shumëpritur “Hold Up”, ajo e ka festuar ditën e lindjes në krah të bashkëshortit dhe miqve më të afërt, të cilët kanë performuar në koncertin, ku ajo ishte e pranishme. Beyonce është fotografuar në krah të Jay Z, teksa kanë qenë duke ndjekur mbrëmjen e djeshme festivalin e përvitshëm “Budweiser Made in America Festival”, i cili është themeluar nga bashkëshorti i saj dhe mbahet në Philadelphia, ndërkohë që zgjat dy ditë.
E!Ness shkruan se çifti ka qenë në radhët e para të koncertit, ndërkohë që janë shfaqur gjatë kohës mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.
“Jay Z kishte hedhur krahët e tij rreth saj dhe e ka puthur Beyonce gjatë gjithë kohës. Ato dukeshin totalisht të dashuruar. Madje ajo i tregoi atij që e donte”, ka thënë një burim për E!News.
Ndërkohë që ditën e djeshme rrjetet sociale ishin mbushur plot me foto të yllit të muzikës, ku personazhe të shumtë Hollyëood-ian e kanë uruar për ditëlinde!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF