Fjalët e aktores së famshme e njohur me rolin e Bridget Jones, kanë hapur polemika. Vijnë në një kohë kur shumë femra nuk dëshirojnë të bëhen nëna, por duan një jetë në pavarësi të plotë. “Nuk e kam menduar ndonjëherë se çfarë do të ishte thelbësore në jetën time, por di që nuk kam nevojë për një fëmijë që të ndihem e lumtur”.
Renée Zellweger u rikthye e veshur me kostumin e Bridget Jones. Në këtë rol ajo do të vijë shtatzënë dhe do të përjetojë atë që shumica e femrave e kanë jetuar një herë ose më shumë në jetë. Dhe aktorja ka kaluar muaj e muaj të tërë teksa përgatiste setin filmik me një bark të rremë.
Në jetën reale, në fakt, gjërat shkuan ndryshe. Renée është 47 vjec dhe deklaron se nuk ka dashur kurrën e kurrës të bëhet një nënë.
“Gjithmonë kam qenë një tip i hapur, për çdo gjë që më rrethonte dhe jetoja, isha kurioze të zbuloja se çfarë do të vinte pas tyre. Por për një gjë kam qenë e qartë, në jetën time nuk kam qenë e qartë për gjërat që do të më bënin të lumtur”.
Edhe pse jo mama, ajo ndihet e lumtur, e sigurisht sepse është në krahët e të fejuarit, Doyle Bramhall.
“Rëndësi ka që kur ndihesh mirë me dikë, ndihesh se je në shtëpinë tënde komplet”.

Zbulohet partnerja e shef Renatos!










Parada e yjeve në tapetin e kuq të VMA

Kristali i Jonida Shehut


Vipat e adoptuar të Hollywood-it




12 gjëra që nuk i dinit për Paul Walker

