KreuCelebrity

“Ma ka mbledhur rrup-sup, por jam mami e lumtur”

Ushqyerja me gji e bebeve është një mision i nënave. Shumë femra VIP zgjedhin ushqimin me formulë për shkak të impenjimeve, por jo Julka Gramo. Këngëtarja, sot moderatorë në një radio të njohur, publikon këtë foto me krenari në 1 vjetorin e djalit të saj të dytë. Julka thotë se ka ardhur koha që djali të shkëputet nga gjiri dhe të bëhet më i pavarur, pasi ka plot 1 vit që ‘ka mbërthyer mamin” në këtë mënyrë. Por ajo nuk e fsheh krenarinë e të qenit nënë dhe e demonstron me këtë deklaratë në Facebook.
“U be nje vit qe ky burri i vogel (termet) ma ka mbledh rrup sup ??? U be nje vit qe perjetoj lumturi ne permasa gjigande (lodhje e lufte ne po te njejtat permasa ?)… Greg aspak si vellai i tij me ka mbajtur te mberthyer pas vetes gjate gjithe kohes, nuk me linte te ikja, me donte te gjithen per vete dhe ne fakt mire ka bere!!! Kam shijuar cdo sekonde me te dhe jam kaq e lumtur. Greg (apo Gego sic e therrasim ne ne zhargonin e perditshem) nuk ka FB apo Insta qe te lexoje urimet dhe ndjenjat e mamit ne nje dite specifike, por fundja nuk ka nevoje se ja shpreh mami cdo dite e cdo moment… Uroj qe ai dhe te gjithe femijet e tjere te rriten ne nje bote ku paqja te mbizoteroje, ne nje bote qe u jeo mundesine te jetojne sa me shume femijerine e tyre, ne nje bote te denje per ta… Dhe meqe sot u be 1 vjec babi @andygramm te lutem lexoja pak kete pjesen: ka ardhur koha qe te behesh pak me i pavarur dhe t’a lesh mamin te largohet pak me teper. U rrite tani! ????”
Julka Gramo është mama e dy çunave.
“S’e kisha menduar kurre qe do te isha kaq e lumtur si mam i dy çunave”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF