KreuCelebrity

Magjistari shokon Angela Martinin: I gjen emrin e të dashurit të parë!

Angela Martini ka përjetuar gjatë ditës së djeshme një eksperiencë, e cila e ka befasuar si rrallëherë. Në shtëpinë e saj dhe të partnerit, Dragos Vulescu në Ibiza, ato kanë ftuar një magjistar me aftësi performuese dhe telepatike të jashtëzakonshme, i cili duket se e ka surprizuar mjaft modelen shqiptare.
Në një video të postuar në Instagram, ajo thotë se ai i zbuluar emrin e të dashurit të parë, pavarësisht faktit që nuk i kishte treguar askujt për të. Sikurse shihet nga videoja, magjistari, i quajtur Lior Suchard, e ka pyetur Angelën për lidhjen e saj të parë dhe emrin e partnerit dhe më pas në një fletë të bardhë, ai ka zbuluar emrin e tij, Cairo. Modelja e ka konfirmuar këtë fakt, ndërkohë që ka mbetur tejet e habitur nga zbulimi i tij, duke marrë parasysh që nuk kishte folur me askënd më parë për të dashurin e saj.
Ajo ka ndarë edhe disa video të tjera në rrjetet sociale, ku magjistari shihet teksa thyen një lugë para Angelës dhe të dashurit të saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF