KreuCelebrity

Klaudia Pepa, si profesioniste jo vetëm në “Amici”, hap Akademinë e saj në Milano

Balerinës shqiptare Klaudia Pepa konkurrimi në “Amici” në Itali i ka hapur dyert për të qenë pjesë jo vetëm, si profesioniste e kësaj shkolle. Por, këtë arritje tashmë, ajo do të mund ta praktikojë edhe në Akademinë e Milanos, nga data 10 shtator në “Klaudia Dance Academy” do të prezantohen leksione për kurse akademike, perfeksionimi dhe për profesionistë. Klaudia Pepa e ka nisur karrierën si balerinë në moshën 5­-vjeçare, kur ajo ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Spektër” drejtuar nga Llaqi Nako. Më pas konkurron në spektaklin e fëmijëve “Gjeniu i Vogël” ku fiton çmimin e parë në kategorinë e baletit. Shkollën 9­-vjeçare dhe të mesme profesionale të baletit në Tiranë. 15 vjeç ajo dëshironte të ishte pjesë e një trupe profesioniste baleti dhe, ndonëse e vogël, arriti të futej në “Albi Nako Dance”. Për të vazhduar më tej rritjen e saj profesionale, i ka qëndruar pranë edhe vet koreografi Albi Nako, i cili edhe tani vazhdon të jetë mbështetësi i saj më i madh, si bashkëshort në jetë edhe si udhërrëfyes në skenë. Për herë të parë në historinë e “Amici”­t, Klaudia Pepa është cilësuar, Signorina waw.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF