KreuCelebrity

Rikthimi i bujshëm i Mel Gibson!

Mel Gibson ishte zhdukur prej disa vitesh nga ekrani i madh duke bër që të “harrohej” nga fansat por kur të gjithë mendonin se ai nuk do të sillte diçka të re, Mel ka ardhur triumfues. Aktori 60-vjeçar ka sjellë filmin “Hacksaw Ridge”, një film që flet për Luftën e Dytë Botërore. Filmi është pritur mjaft mirë nga kritika madje flitet se ai mund të jetë kandidat për të fituar çmimin Oscar për regjizorin më të mirë. Në shfaqjen e tij të parë në Festivalin e Venecias pati një “standing ovation” prej 10 minutash dhe duartrokitje që nuk mbaronin. Hera e fundit që Gibson u diskutua në publik ishte kur u nda nga e dashura e tij Oksana Grigorieva në 2011. Ajo e akuzoi për dhunë verbale dhe fizike, por aktori preferoi të heshtë përpara këtyre akuzave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF