Lil Wayne heq dorë nga muzika! U bë kohë që reperi ndodhet në një gjendje jo të mirë mendore për shkak të disa vështirësive që i është dashur të kalojë. Deri tani ai nuk ka mundur që ta kalojë këtë periudhë të errët ndaj edhe ka marrë vendimin, ndoshta më të vështirë të jetës. Pas një periudhe të gjatë në muzikë, reperi ka vendosur që ta lërë këtu karrierën e tij me justifikimin se është lodhur, shkruan InTv. Por nuk është vetëm kjo arsyeja. Ai ka patur edhe dy konflikte me kompaninë e tij të regjistrimit duke bërë që policia të mësyjë në vilën e tij në Miami. Kjo e ka demoralizuar së tepërmi 33-vjeçarin i cili menjëherë ka reaguar në Twitter duke thënë: “Ndihem i pambrojtur. I dobët dhe mendërisht i mundur. Po largohem mirënjohës ndaj fansave që i dua, por kaq ishte!” Kjo deklaratë e Wayne, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter, Jr, preku jo vetëm fansat por edhe miq të tij. Largimi i Wayne vjen direkt pas lajmit të së premtes, kur një denoncim i bërë nëpërmjet telefonit, e përfshinte reperin në një përplasje me armë në shtëpinë e tij.


Rikthimi i bujshëm i Mel Gibson!








Çfarë e lidh Getoar Selimin dhe Stresin?



Një shtëpiake seksi si Olta Gixhari!



“E lumtur edhe pa fëmijë”

Zbulohet partnerja e shef Renatos!


