Taylor Swift është gati t’i dhurojë një tjetër buzëqeshje fytyrës së Selena Gomez, duke kaluar një fundjavë fantastike me të. Të gjithë e duam një shoqëri aq të çmuar ajo e Taylori dhe Selenës apo jo? Ato kujdesen kaq shumë për njëra-tjetrën. Ish-ylli i Disney, 24 vjeçarja Selena Gomez ka vendosur ti kaloj këto kohë larg vëmendjes së publikut. Këngëtarja është diagnostifikuar me sëmundjen lupus, e cila ka ndikuar keq në shëndetin e saj duke i shkaktuar ankth dhe depresion. Shoqja e saj e ngushtë, Taylor është duke bërë çfarëdo lloj përpjekje për ta bërë atë të ndjehet më mirë sa më shpejt. Ajo është përgjegjëse për “arratisjet’ e shumta të tyre, të cilat sigurisht janë të dokumentuara në Instagram. Por burime të brendshme kanë informuar mediat se Taylor ka bërë një premtim për një ‘Girls Weekend’. Sapo ajo të bëhet mirë do organizojë një mbrëmje fantastike me një grup vajzash, ku sigurisht do të përfshihen modele, këngëtare dhe aktore, pjesë e shoqërisë së përbashkët. Selena është shkëputur totalisht nga bota e medias dhe muzikës, që kur mori vendimin në 30 gusht. Këngëtarja latine hoqi dorë edhe nga turneu i saj ‘Revival’, duke i kërkuar ndjesë fansave, pasi shëndeti dhe lumturia e saj ishin parësore! Ne shpresojmë që ajo të ndihet mirë dhe të rikthehet sa më shpejt!
