Foto: Fani Aliko
Ajo është duke shënuar gjithmonë e më shumë rritje në karrierën e saj, tashmë jo vetëm si kompozitore, por edhe si këngëtare. E kemi parë të performojë në të gjithë Europën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbrëmjen e djeshme në vendin e origjinës, Shqipëri.
Bebe Rexha elektrizoi mbrëmë sheshin “Nënë Tereza”, teksa i gjithë publiku në këmbë këndonte bashkë me të. Dritat shumëngjyrëshe, një publik i entuziazmuar dhe energjik, brohoritje pa fund, teksa Bebe Rexha performonte dhe i drejtohej të pranishmëve herë në shqip e herë të tjera anglisht.
“Më falni për gjuhën shqipe jo letrare. Unë jam nga Dibra”, u shpreh ajo në një moment gjatë koncertit.
Koncerti i shumëpritur nisi në orën 21:00, ndërkohë që publiku si rrallëherë ka ndodhur në koncertet e mbajtura, ka pritur plot entuziazëm ngjitjen e artistes në skenë.
“Unë kam ardhur në shtëpinë time, Tirana. Dy prindërit e mia erdhën nga Albania dhe këtë këngë “The Monster”, e shkruajta vetë unë, një vajzë shqiptare në mes të Nju Njorkut, për Eminem dhe Rihanna”, ishin fjalët e parë që Bebe tha sapo u ngjit në skenë. Ajo e nisi koncertin më këngën “The Monster”, për të vazhduar më pas me këngët e tjera.
Një moment i veçantë gjatë performancës ishte kur artistja thirri në skenë mamanë e saj, e cila i dhuroi një përqafim. Gjatë gjithë kohës publiku ka treguar dashurinë e madhe për të, duke kënduar dhe kërcyer çdo këngë, teksa brohorisnin: “Bebe, të duam”.
Bebe Rexha arriti të performonte, kërcente çdo këngë të saj, pa asnjë sforco, vetëm me një buzëqeshje dhe emocione të mëdha, të cilat pas çdo kënge arriti t’i përcillte tek publiku.
“Ju keni qenë mbështetësit e mi më të mëdhenj që nga fillmi. Më keni ndjekur në Youtube, Facebook, Instagram apo Snapchat, duke treguar vetëm dashuri. Faleminderit! Jua dua shumë”, u shpreh ajo e përlotur, teksa bënte shqiponjën, duke treguar krenari për origjinën e saj
E shoqëruar nga banda dhe grupi i saj i balerinëve, Bebe ia doli ti dhuronte publikut shqiptar një mbrëmje të mbushur plot me emocione dhe energji pozitive.

Romancat e 2016-s në Hollywood !






Pritja e dytë e ëmbël e Natalie Portman!












Rikthimi i bujshëm i Mel Gibson!
