KreuCelebrity

Modelja e njohur kur ishte fëmijë!

Këtë foto e kemi parë të qarkullojë dhe të shpërndahet kaq shumë në rrjetet sociale, pa e ditur që në foto është modelja e njohur kur ishte fëmijë. E kemi fjalën për australianen, Miranda Kerr.
Sytë blu, qerpikët e mëdhenj, vrimat në faqe janë ato që shohim në foton e saj kur ishte fëmijë. Teksa e shohim tashmë të rritur kuptojmë që nuk ka ndryshuar aspak. Ajo ruan ende të njëjtën bukuri si dikur, madje është cilësuar si fëmija më i bukur në botë.
Miranda Kerr është një nga modelet më të kërkuara në botë. Ajo ka qenë e para modele australiane e Victoria’s Secret.
33 vjeçaja ka qenë e martuar me Orlando Bloom në vitin 2010. Nga martesa e tyre ato kanë edhe një fëmijë. Momentalisht ajo është e lidhur prej një viti me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF