KreuCelebrity

Një restorant për Shakur në 20 vjetorin e vdekjes

Për të kujtuar përvjetorin e 20-të të ndarjes nga jeta të Tupac Shakur, “Take 3”, një restorant në Fresno, Kaliforni, do të çelë “The Powamekka Café” një restorant të përkoshëm, me një menu të veçantë në nder të trashëgimisë muzikore që ka lënë pas Tupac. Përpara se t’i ikte kësaj jete, reperi i hitit “All eyez on me”, kishte planifikuar hapjen e “The Powamekka Café”, një restorant me tematikë muzikore ku në menu të përfshiheshin edhe receta nga artistë të famshëm – por që fatkeqësisht nuk mundi të realizohej. Menuja speciale e këtij restoranti të përkohshëm, do të përfshijë ëmbëlsirat “Thug Passion”, “Mac-and-Cheeseburgers” apo dhe sanduiçët “California Love”. Duke nisur nga ora shtatë e mëngjesit, artistë të ndryshëm mund të luajnë disa nga hitet e suksesshme të Shakur-it.  Tupac Shakur, vdiq më 13 shtator 1996, gjashtë ditë pasi u qëllua në makinë në Las Vegas. 20 vite më pas, Tupac është shndërruar në personazhin më të diskutuar në të gjithë botën. Ai nuk është vetëm ylli i hip-hop-it, por një fenomen kulturor global.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF