KreuCelebrity

“Perfect Illusion” nga Lady Gaga, një dedikim për ish-të fejuarin?

Kënga më e fundit e Lady Gaga “Perfect Illusion” bëri që fansa në rrjetet sociale të hamendësonin për një histori të keqe dashurie mes saj dhe Taylor Kinney. Por këngëtarja ka qartësuar se nuk është aspak e vërtetë, të paktën jo në këtë rast.
“Ajo nuk ishte dashuri; Ishte një iluzion perfekt; Ti ishe një iluzion perfekt” janë disa prej vargjeve të këngës, të cilat bënë që fansat të hamendësonin se kjo këngë i dedikoj Kinney-t.
Por Lady Gaga insiston se kjo nuk bëhet fjalë për aktorin, me të cilin ajo shpalli fejesën në korrik dhe u ndanë disa muaj më vonë.
“Perfect Illusion” është për shumë njerëz të ndryshëm që kam njohur gjatë jetës sime, për shumë gjëra. Por teksti ka lidhje me faktin që ne jemi kaq të dehur nga dashuria, ju e dini, një ekstazë moderne. Dhe një ditë ti zgjohesh dhe kupton që e gjitha nuk ishte reale. Si ndodhi? Çfarë bëra? Kënga tregon mbi këtë përvojë”, ka thënë 30 vjeçarja gjatë një interviste në radio.
E pyetur nëse ka kënga ka lidhje me Taylor, ajo i është përgjigjur: “Dua vetëm të them që…Të dua shumë Taylor. Kjo këngë nuk ka lidhje aspak me të. Ai është miku im më i mirë. Unë kurrë nuk do të përdorja një këngë apo publikun për të lënduar dikë që e dua shumë”.
Artistja u rikthye pas një mungese në muzikë me “Perfect Illusion”, ndërkohë që paralajmëron se do të nxjerrë albumin e ri në fund të këtij viti.
Përgatiti: S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF